Kryesore Argjentina në festë: Mund pastër Kroacinë dhe shkon në finale! Messi dhe...

Argjentina në festë: Mund pastër Kroacinë dhe shkon në finale! Messi dhe Alvarez janë një spektakël

Argjentina është finalistja e parë e Botërorit. La Seleccion mundi pastër 3-0 Kroacinë në gjysmëfinalen e luajtur në Lusail Stadium. Protagonist i madh ishte Leo Messi që transformoi penalltinë e 1-0 dhe shërbeu assistet për  Julian Alvarez, autor i një dopiete. Për 7 herë Topin e Artë është goli i njëmbëdhjetë në fazën finale të një Botërori dhe merr vendin e parë në klasifikimin argjentinas të të gjitha kohërave. Formacioni i Dalic nuk hyri kurrë në lojë.

Dorëzim pa kushte i Kroacisë, që u përpoq të mbajë kontrollin e topit, por pas pësimit të golit të parë në minutën e 34-t, u zhduk nga fusha dhe nuk arriti të shënojë as golin e nderit, duke mbyllur aventurën në Botëror, pikërisht në gjysmëfinale.

Nesër në mbrëmje Franca do të përballet me Marokun, sfidë prej ku do të përcaktohet edhe finalistja tjetër, skuadra që do të diskutojë trofeun me Argjentinën mbrëmjen e 18 dhjetorit.