Kryediplomati grek, Nikos Dendias, ka postuar në profilin e tij në rrjetin social “Twitter” një foto nga takimi me Kryeministrin Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në vendin tonë.
Ndër të tjera, Dendias shkruan se ai u prit nga Rama në një drekë pune, teksa në qendër të bisedimeve të këtij takimi ishin pikërisht marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona, perspektiva evropiane dhe zhvillimi i mëtejshëm rajonal.
“Në përmbyllje të vizitës time në Tiranë, u prita në një drekë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në fokus të takimit tonë ishin marrëdhëniet bilaterale, perspektiva evropiane e Shqipërisë dhe zhvillimi dhe bashkëpunimi rajonal”, shkruan Dendias.
Concluding my visit to #Tirana, I was hosted today for a lunch by #Albania PM @ediramaal. Bilateral relations, 🇦🇱 ’s #EU perspective & regional developments in focus. pic.twitter.com/TTGaCQGQKo
— Nikos Dendias (@NikosDendias) December 21, 2022