Kryesore “Ktheu mbrapa, je kokrra e legenit,” përplasje mes Alibeajt dhe Flamur Nokës...

“Ktheu mbrapa, je kokrra e legenit,” përplasje mes Alibeajt dhe Flamur Nokës (VIDEO)

Dy grupimet e Partisë Demokratike janë përplasur mes tyre në seancën e sotme plenare.

Nga vendi kanë debatuar kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Flamur Noka nga pjesa e deputetëve që mbështesin kryedemokratin Sali Berisha.

Dy deputetët shihen të debatojnë me zë të lartë dhe shkak për “zënkën” është bërë mosfutja e grupimit të Berishës në listën e diskutantëve jashtë grupeve parlamentare.

Noka dhe Alibeaj dëgjohen të drejtojnë fyerje në drejtim të njëri-tjetrit, ndërsa kryeparlamentarja Lindita Nikolla bën thirrje për qetësi.