Bota Macron bën thirrje për “pavarësi ushtarake europiane nga SHBA”

Macron bën thirrje për “pavarësi ushtarake europiane nga SHBA”

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se vendet europiane duhet të jenë më vendimtare në NATO dhe të reduktojnë varësinë e tyre nga Shtetet e Bashkuara.

Wall Street Journal raporton se Macron, duke folur me gazetarët në aeroplanin presidencial francez pas kthimit nga një samit ndërkombëtar në Aman, Jordani, tha se “nuk sheh një përpjekje për të zhvilluar mbrojtjen europiane si një alternativë ndaj NATO-s”.

Ai tha se një Europë më e fortë do të lejonte që kontinenti të bëhej më autonom brenda një aleance ushtarake, duke vepruar brenda NATO-s, me NATO-n, por jo të varur nga NATO.

“Aleanca nuk është diçka nga e cila duhet të mbështetem. Është diçka që duhet të zgjedh, diçka me të cilën punoj”, tha Macron, duke shtuar se është e nevojshme të rimendohet autonomia strategjike.

Sipas tij, Europa duhet të fitojë autonomi më të madhe në aspektin e teknologjisë dhe aftësive mbrojtëse, duke përfshirë edhe SHBA-në.

Deklaratat e tij pasuan takimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me presidentin amerikan Joe Biden në Uashington dhe një fjalim në Kongres të mërkurën.

Më herët, Biden njoftoi një paketë ndihme ushtarake prej 1.85 miliardë dollarësh për Ukrainën.