Aktualitet Aksidentohet për vdekje shqiptari në Itali, prej tre muajsh ishte bashkuar me...

Aksidentohet për vdekje shqiptari në Itali, prej tre muajsh ishte bashkuar me familjen

Një 58-vjeçar me banim në Sassuolo të Italisë, i përplasur nga një makinë mbrëmjen e së hënës 19 dhjetor, ndërroi jetë në spitalin e Baggiovara, pasditen e së mërkurës.

Viktima është Zyhdi Hyka, pësoi dëmtime të shumta nga goditja e pësuar nga një makinë Audi Q3, e cila drejtohej nga një 25-vjeçar nga Sassuolo.

Shqiptari u dërgua me urgjencë në terapi intensive, por pasditen e së mërkurës mjekët konstatuan ndërprerjen e funksionit të trurit, duke shkëputur makineritë që e mbanin në jetë.

Drejtuesi i mjetit po hetohet nga Prokuroria e Modenas, ndërkohë që pritet të bëhet autopsia e trupit.

Mediat italiane raportojnë se Hyka, prej tre muajsh ishte vendosur në Itali me gruan e tij, duke përmbushur kështu ëndrrën për t’u bashkuar përgjithmonë me dy vajzat dhe djalin e tij, të cilët prej 16 vitesh jetojnë në Sassuolo.