Njerëzit që flenë më shumë janë në vendet e Europës Lindore si Shqipëria, Sllovakia, Rumania dhe Republika Çeke, duke raportuar 20-40 minuta gjumë shtesë në natë dhe më së paku në vendet e Azisë Juglindore, përfshirë Filipinet, Malajzinë dhe Indonezinë. Njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar raportuan se flinin më pak se mesatarja, ndërsa njerëzit që prireshin të flinin më pak ishin vendet më afër Ekuatorit.
Kohëzgjatja e gjumit zvogëlohet me moshën duke filluar nga 33 vjeç deri në moshën 53 vjeç, sipas Nature Communications.
Studiuesit, të udhëhequr nga profesori Hugo Spiers dhe Dr. Antoine Coutrot zbuluan se sipas kampionit të studimit, njerëzit flenë mesatarisht 7.01 orë në natë, ndërsa gratë flenë mesatarisht 7.5 minuta më shumë se meshkujt.
Studimet e mëparshme kanë gjetur lidhje midis moshës dhe kohëzgjatjes së gjumit, por ky studim i pari më i madh identifikon këto faza të dallueshme gjatë gjithë jetës. U zbulua se në të gjithë globin, njerëzit flenë më pak gjatë moshës së rritur, por kohëzgjatja mesatare e gjumit ndryshon midis rajoneve dhe vendeve.
Studiuesit zbuluan se njerëzit e moshës 54-70 vjeç kishin kohëzgjatje optimale të gjumit rreth shtatë orë, edhe pse gjumi tek të moshuarit mund të ndikohet edhe nga kushtet shëndetësore.