Një 49-vjeçar në Fier i dënuar më parë dy herë është arrestuar sërish nga policia pasi qarkullonte i armatosur me pistoletë.
49-vjeçari Shpëtim Kanda e mbante pistoletën me fishekë në fole gati për qitje. Policia ndërhyri për ta arrestuar pas informacioneve që kishte marrë në rrugë operative.
Aksioni u zhvillua në fshatin Hoxharë. Shpëtim Kanda u ndalua teksa udhëtonte me makinë.
49-vjeçari ka qenë më parë i dënuar për vrasje dhe vrasje të mbetur në tentativë të kryer në bashkëpunim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.