Aktualitet I hodhi zarf me barut në oborrin e shtëpisë, arrestohet 24-vjeçari që...

I hodhi zarf me barut në oborrin e shtëpisë, arrestohet 24-vjeçari që dërgoi mesazh kërcënues

Një zarf me barut së bashku me një letër kërcënimi ka bërë që një i ri në Bulqizë të arrestohet nga forcat e policisë.

Në pranga ka rënë 24-vjeçari me iniciale R.M. banues në Shupenzë, i dënuar më parë për dhunë në familje.

24-vjeçari kishte hedhur në oborrin e shtëpisë së 57-vjeçarit me iniciale N.Ll. një zarf me një sasi të vogël pluhuri dhe një letër kërcënuese për jetën.

Mësohet se në këtë letër shkruhej se “do të të djeg me barut”.

24-vjeçari u identifikua dhe u arrestua nga policia pas këtij veprimi. Ai akuzohet për kanosje dhe mbajtje pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit.

Policia po heton për të zbardhur motivet që e çuan të riun të ndërmerrte këtë akt.