Extra Çdo 27.5 milionë vjet, zemra e Tokës rreh dhe sjell katastrofa

Çdo 27.5 milionë vjet, zemra e Tokës rreh dhe sjell katastrofa

Zemra jonë, kur jemi duke pushuar, rreh 60 deri në 100 herë brenda një minute.

Por përpos zemrave, ka shumë gjëra të tjera që pulsojnë: ngjyrat që shohim dhe zërat që dëgjojmë për shembull mundësohen nga frekuencat e ndryshme të valëve (pulsime) të dritës apo valëve të zërit.

Një studim i publikuar në revistën Geoscience Frontiers zbulon se edhe Toka vetë ka plus. Pulsi i Tokës ka një “rrahje” çdo 27.5 milionë vite.

Ky është ritmi në të cilin fenomene të mëdha gjeologjike ndodhin.

Sipas autorit kryesor të studimit dhe gjeologut Michael Rampino nga Departamenti i Biologjisë në Universitetin e Nju Jorkut, eventet madhore gjeologjike janë të rastësishme me kalimin e kohës.

Por studimi, shton ai, ofron prova statistikore për një cikël të përbashkët, duke sugjeruar se këto ngjarje gjeologjike janë të ndërlidhura dhe jo të rastësishme.

Autorët e studimit mblodhën datat më të fundit për fenomene të njohura gjeologjike gjatë 260 milionë viteve të fundit:

– 29 luhatje të nivelit të detit

– 12 zhdukje detare

– 9 zhdukje në tokë

– 10 periudha të oksigjenimit të ulët të oqeanit

– 13 përmbytje masive e shpërthime katastrofike vullkanike

– 8 ndryshime në shkallën e përhapjes së detit

– 8 herë ka pasur pulsime globale në magmatizmin ndërmjet pllakave

Datat u dhanë shkencëtarëve një kalendar të ri të historisë gjeologjike të Tokës.

Duke bashkuar të gjitha eventet natyrore, shkencëtarët kryen një seri analizash statistikore që zbuluan se këto fenomene priren të grumbullohen rreth 10 data të ndryshme ndërsa aktiviteti maksimal ndodh çdo 27.5 milionë vjet.

Midis dhjetë periudhave të ngarkuara, numri i fenomeneve ra ndjeshëm, duke iu afruar zeros.