Aktualitet Kapet 50-vjeçari në Shkodër i dënuar me mbi 9 vite burg në...

Kapet 50-vjeçari në Shkodër i dënuar me mbi 9 vite burg në Itali, do të ekstradohet

Tolin Fufi, 50 vjeç ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës si i dënuar nga Italia për trafik droge. Ai është i dënuar me 9 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Milanos për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”,  parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Policia njofton se janë duke punuar me autoritetet përkatëse për të ekstraduar 50-vjeçarin drejt Italisë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve  bënë ndalimin  me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Tolin Fufi, 50 vjeç, banues në  Shkodër. Gjykata e Milanos, Itali, me vendim të datës 31.01.2022, e ka dënuar  këtë shtetas me 9 vite e 4 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”,  parashikuar nga Kodi Penal Italian.  Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese  po kryen veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.”