Një 26-vjeçare është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të vrasë me sëpatë bashkëjetuesin e saj.
Policia ka mundur të ndërhyjë në kohë duke parandaluar ngjarjen e rëndë në fshatin Pojan të Maliqit.
Uniformat blu janë telefonuar nga një femër, e cila ka kërkuar ndihmë pasi në shtëpinë e Vjollca Shkëmbit kishte pasur një konflikt.
26-vjeçarja Shkëmbi pas një konflikti për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me sëpatë bashkëjetuesin e saj N. K., 44 vjeç nga Sheqerasi.
Ajo i ka shkaktuar plagë të lehta në trup, dhe pas marrjes së mjekimit në spital 44-vjeçari ka shkuar në shtëpi.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shpata ndërsa Shkëmbi u arrestua në flagrancë nën akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë.
Hetimet do të vijojnë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë.