Aktualitet Tentojnë të nxjerrin nga Shqipëria mijëra euro, katër të ndaluar në aeroportin...

Tentojnë të nxjerrin nga Shqipëria mijëra euro, katër të ndaluar në aeroportin e Rinasit

Policia Kufitare e Rinasit ka bllokuar shuma të konsiderueshme parash të cilat do të nxirreshin jashtë Shqipërisë.

Policia bën me dije se janë proceduar penalisht 4 persona, të cilët nuk deklaruan shumat e parave.

Bëhet fjalë për 115.685 euro dhe 10.100 dollarë, të bllokuara në katër raste të ndryshme.

Konkretisht, qytetari me iniciale M.K nuk deklaroi shumën 55.600 euro, I.K nuk deklaroi 50 mijë euro, A.H nuk deklaroi 10.100 follarë dhe 585 euro si dhe R.K që nuk deklaroi 9500 euro.

Gjithashtu janë kapur dy shtetas të shpallur në kërkim:

Shtetasi N.D, 23 vjeç nga Shkodra, për veprën penale “Vjedhje e pasurisë”.

Shtetasi E. L., 32 vjeç banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Janë arrestuar në flagrance edhe 8 persona, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas është proceduar penalisht edhe shtetasi A.J, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.