Bota Gratë shtatzëna ruse po “pushtojnë” Argjentinën. Ja pse

Gratë shtatzëna ruse po “pushtojnë” Argjentinën. Ja pse

Mbi 5000 gra shtatzëna ruse kanë hyrë në Argjentinë në muajt e fundit. E përbashkëta e tyre është se të gjitha janë në javët e fundit të shtatzënisë dhe dyshohet se vendimi për t’u larguar nga Rusia ka qenë me qëllim që foshnjat e tyre të marrin shtetësi argjentinase, sepse kjo u jep më shumë liri aktualisht sesa një pasaportë ruse.

Ruset kanë pretenduar se vizita e tyre është për qëllime turistike, por autoritetet kanë konstatuar se ky nuk ka qenë qëllimi i tyre i vërtetë: “Problemi është se ata vijnë në Argjentinë, regjistrojnë fëmijët e tyre si argjentinas dhe largohen për të mos u kthyer kurrë më. Pasaporta jonë është shumë e sigurt në të gjithë botën. Ajo lejon mbajtësit e saj të hyjnë pa viza në 171 vende. Nuk mund t’i lejojmë që të na gënjejnë kështu”.

Të kesh një fëmijë argjentinas gjithashtu përshpejton procesin e nënshtetësisë për prindërit, një lajm i mirë ky për shtetasit rusë që mund të udhëtojnë pa viza në vetëm 87 vende. Udhëtimi në shumë vende perëndimore është bërë më i vështirë për rusët që kur vendi i tyre pushtoi Ukrainën shkurtin e kaluar. Shtatorin e kaluar, marrëveshja për lehtësimin e vizave ndërmjet BE-së dhe Rusisë u pezullua, duke rezultuar në nevojën për dokumentacion shtesë, rritje të kohës së përpunimit dhe rregulla më kufizuese për dhënien e vizave.

Një numër vendesh kanë pezulluar gjithashtu vizat turistike për rusët.