Bota Pakistanezi dhuron 30 milionë dollarë për të dëmtuarit nga tërmeti në Turqi...

Pakistanezi dhuron 30 milionë dollarë për të dëmtuarit nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Një burrë anonim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dhuruar 30 milionë dollarë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, sipas kryeministrit të Pakistanit, Shehbaz Sharif, i cili postoi lajmin në Twitter.

“Thellësisht i prekur nga shembulli i një pakistanezi anonim, i cili hyri në ambasadën turke në SHBA dhe dhuroi 30 milionë dollarë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri”, shkroi kryeministri në rrjetin social.

“Këto janë akte kaq të lavdishme filantropie që i mundësojnë njerëzimit të triumfojnë mbi gjëra që duken të pamundura”, shtoi Sharif.