DASHI
Në dashuri mund të ketë disa zënka të vogla gjatë fundjavës dhe madje edhe një distancë të caktuar nga partneri. Në punë do të ishte më mirë të vazhdoni përpara dhe të kaloni të gjitha vështirësitë. Do të dini si të rezistoni në detin e stuhishëm.
DEMI
Ata që janë në një marrëdhënie të qëndrueshme mund të kenë disa probleme. Në punë mundohuni të mbani larg nervozizmin, që e keni të tepruar.
BINJAKËT
Në dashuri dita ju lejon të sqaroheni. Në punë është më mirë të kujdeseni për detajet sepse ndonjëherë jeni paksa të nxituar në gjërat që bëni. Ju rrezikoni të bëni gabime serioze.
GAFORRJA
Fundjava do jetë paksa e rëndë por duhet të nxirrni në pah gjithë forcën që keni brenda. Projektet e reja janë gati të mbërrijnë në punë. Jini gati dhe mos e merrni shumë nëse diçka nuk ju shkon ashtu siç dëshironi.
LUANI
Në dashuri mund të ketë probleme dhe edhe pak dembelizëm, por mos u shqetësoni, gjithçka mund të zgjidhet. Në punë jeni mjaft të shqetësuar pasi mund të shfaqen sfida të reja.
VIRGJËRESHA
Në dashuri ditët në vijim do të jenë shumë interesante ndaj përpiquni të jepni më të mirën. Në punë vjen një periudhë shumë e rëndësishme për t’u kujdesur për çështjet ligjore.
PESHORJA
Hëna është në anën tuaj, kështu që dashuria vazhdon në mënyrën më të mirë. Jo gjithçka është e qartë në punë, por nuk wshtw faji juaj. Duhet të mësoni të luani si ekip dhe gjithashtu të pranoni gabimet e të tjerëve.
AKREPI
Në dashuri do të ishte më mirë të shmangni polemikat sepse mund të ketë diskutime me partnerin. Në punë gjithçka po shkon mirë dhe e ardhmja do jetë rozë.
SHIGJETARI
Kjo ditë është paksa e veçantë për dashurinë. Nëse jeni beqarë duhet të kërkoni dikë. Në punë është një moment i rëndësishëm dhe një moment force. Përdoreni plotësisht pasi mund të zbehet së shpejti dhe më pas do të mbeteni me keqardhje.
BRICJAPI
Dashuria vazhdon në mënyrën më të mirë dhe mes të enjtes dhe të premtes do të keni edhe hënën në shenjën tuaj. Në punë, merrni drejtimin tuaj. Nuk mund të presësh gjithmonë që të tjerët të hapin rrugën për ty. Duhet të jeni më iniciativë dhe do të shihni që gjithçka funksionon, edhe nëse keni përjetuar disa momente të këqija.
UJORI
Në dashuri duhet maturi, sidomos me shenjat e luanit dhe demit. Në punë, mundësitë nuk do të vonojnë të vijnë.
PESHQIT
Kjo periudhë nuk është e bukur, por ju jeni me fat që keni një dashuri të madhe në jetën tuaj. Dhe nëse jeni beqarë do të takoni njerëz të bukur. Në punë kushtojini vëmendje pasdites, ku do të ndihet lodhja e prapambetur.