Kryesore Parlament dhe protestë, deputetët e përjashtuar të PD nuk lejohen në sallë

Parlament dhe protestë, deputetët e përjashtuar të PD nuk lejohen në sallë

Opozita zhvillon këtë të enjte një tjetër protestë para Parlamentit, ndërkohë që brenda sallës do të zhvillohet seanca plenare. Disa qindra vetë janë mbledhur në rrugën para Kuvendit. Gjithashtu opozita kë thërritur një protestë kombëtare para Kryeministrisë më 3 mars.

Një ditë më parë, Komisioni i Etikës dhe Votimit përjashtoi për dhjetë ditë nga punimet e Kuvendit, Sali Berishën dhe Flamur Nokën. Ndërkohë, për Edi Palokën dhe Belind Këlliçin ka vendosur përjashtimin e tyre me 5 ditë nga punimet e Kuvendit. Seanca e fundit parlamentare u shoqërua me episode të shumta tensioni, ku nuk munguan as bllokohet e foltores së Parlamentit nga ana e përfaqësuesve të opozitës.

Por deputetët e PD pretendojnë se kanë paraqitur një kërkesë për ankimim të këtij vendimi, çka sipas tyre pezullon vendimin deri në marrjen e një vendimi përufndimtar.

Megjithatë, deputetët e përjashtuar nuk po lejohen të futen në sallë.