Kiara dhe Luizi kanë momente shumë të bukura brenda shtëpisë së “BBVA”, por as debatet nuk mungojnë. Një situatë e tensionuar ka përfshirë çiftin, pasi Kiara ka vendosur që t’i mbajë qëndrim Luizit, sepse ai donte të hiqte rripin për të provuar nëse publiku e pëlqen atë dhe Kiarën brenda “BBVA”.
Ata diskutuan nëse “njerëzit i duan brenda bashkë apo jo” dhe në një moment, Luizi i argumenton Kiarës se kur ishin në nominim me Bledi Manen (i cili me dëshirë vendosi të linte shtëpinë), nuk ishte i qartë vendimi i publikut. Më pas, iu drejtua Kiarës dhe i tha: “Mos rri si pulë!”. Kiara dukshëm, u surprizua nga shprehja, duke e pyetur nëse e ka seriozisht.
Kiara u mërzit dhe iu drejtua: “A je në terezi? Pse shprehesh kështu?”, ndërsa Luizi ia ktheu: “Unë vdes fare, se vjen prapë pastaj dhe thua ‘e kuptova, s’flas më’. Po ti nuk vë mend”.
Kiara vijoi dhe i tha se fjalia e tij tingëlloi keq dhe i theksoi se “nuk është si banorët e tjerë” që Luizi t’i drejtohet në këtë mënyrë. Këngëtari e pyeti: “A do prapë të përzihesh?”, ndërsa moderatorja ia ktheu: “Nuk u përzjeva sepse vendimin e more vetë”.
Ajo aluduoi se Luizi po ia hedh sy për sy dhe i sugjeroi të ketë kujdes. “Nuk e kam problem të dal nesër ose pasnesër, ama ta dëgjoj nga goja jote që nuk ka ndonjë gjë që ta rrezikojmë (nominimin), të shohim a na do publiku tingëllon keq…Edhe mos më pyet pse jam mërzitur”, u shpreh Kiara, ndërsa Luizi i tha se “e mori mbrapsht” situatën.