Extra Luizi iu shërben kafe, Olta bën të habiturën: Ç’është ky Luiz që...

Luizi iu shërben kafe, Olta bën të habiturën: Ç’është ky Luiz që nuk e njohim?

Luizi ishte i pari banor që hoqi litarin, ndonëse u njoftua që nëse e bën një veprim të tillë, del automatikisht në nominim.

Si i tillë, ai u ngrit sot në mëngjes dhe bëri punët e shtëpisë. Madje, kur grupi i Ermionës u ngrit nga gjumi, ai u bëri të gjithëve kafe, u solli batanije, madje Deas i zjeu dy vezë.

Olta u çudit nga sjellja e tij dhe tha me të qeshur: “Çfarë është ky Luiz që nuk e njohim”?

Në kushtet kur të gjithë banorët janë të lidhur me litar dhe nëse njëri prej tyre dëshiron të ngrihet për të bërë diçka, automatikisht detyron pjesën tjetër të grupit që të ngrihet, Luizi ka zgjedhur që t’i ndihmojë duke u shërbyer kafe, apo me diçka tjetër.