Sali Berisha ka komentuar zhvillimet në Partinë Demokratike kur pjesa e lënë jashtë parlamentit nga kryetari Basha vijon të kërkojë largimin e tij. Në një intervistë për Abc News, Berisha u pyet nëse në këtë situatë Partia Demokratike rrezikon të ndahet pasi “të larguarit” mund të krijojnë një forcë të re.
“Fjala e zotit Basha në ceremoninë e 27-vjetorit iu referua kontributorëve, bashkëpunëtorëve, themeluesve, etj. Jam i bindur se çdo njeri mund të krijojë parti. Çdo njeri mund të krijojë një parti dhe të lërë kontributin e tij në partinë që ka qenë sepse kjo ka ndodhur. Gjetja e mirëkuptimit është e mundshme. Basha ka marrë përgjegjësitë me vete. Nëse ne themi që kjo ka përgjegjës vetëm zotin Basha bëjmë gabim. Kjo nuk e zgjidh problemin. Ai i ka pranuar përgjegjësitë e tij të cilat i ka pranuar.
Ishte i natyrshëm zemërimi fillestar. Reagimet e para ishin të zakonshme. Tani me qetësi të gjithë duhet të pyesin veten: Cila është rrugëdalja. Kam bindjen se instikti i tyre dhe përvoja e këtyre bashkëpunëtorëve të mi do ti çojë në një zgjidhje praktike” – tha Berisha duke mos e parë si të mundshme një ndarje të PD-së.