Kryesore Artan Hoxha zbulon sendet që sekuestroi policia në shtëpinë e Tahirit

Artan Hoxha zbulon sendet që sekuestroi policia në shtëpinë e Tahirit

Gazetari investigativ, Artan Hoxha zbuloi se çfarë sendesh ka sekuestruar policia në shtëpinë e ish-ministrit të Brendshëm të Saimir Tahirit.

Sipas Hoxhës, është sekuestruar një byzylyk i djalit të vogël dhe një varëse e bashkëshortes.

Kjo e fundit ka rezultuar të jetë e gjyshes së tij.

Gazetari shtoi në studion e emisionit “Opinion”, se përveç këtyre, policia ka sekuestruar edhe një palë vathë dhe një byzylyk tjetër.

Sipas Artan Hoxhës, Tahiri dorëzoi ditën e sotme pasaportën dhe kartën e identitetit tek prokurori Gent Osmani, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.