Politika Rama takon labin që jeton prej 17 vitesh në Hiroshima: Dua të...

Rama takon labin që jeton prej 17 vitesh në Hiroshima: Dua të kthehem

Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë një video mëngjesin e kësaj të premteje nga Hiroshima e Japonisë, ku ka takuar një shqiptar që jeton prej 17 vitesh atje.

Në bisedë me Kryeministrin, ai tregon se ëshë nga Nivica e Tepelenës dhe dashuria e bëri të zhvendosej në Japoni, atje ku jeton dhe punon tashmë prej vitesh.  Ai shprehu dëshirën e madhe për t’u kthyer në atdhe bashkë me të shoqen japoneze, pasi sipas tij në Shqipëri njerëzit jetojnë më të lumtur.

“Me flamur Shqipërie e përmallim për Labërinë në Hiroshima”, shkruan Rama krahas videos.

Pjesa nga biseda e tyre:

Edi Rama: Ja ku është flamuri i kudondodhur, në Hiroshima. Por, nuk është vetëm flamuri, është edhe flamurtari.

-Kënaqësi zoti kryeministër, është kënaqësi që na erdhe dhe kudo që shkon, shqiptarët i takon, është diçka e paimagjinueshme.

Edi Rama: Tani thuaju pak nga je…

-Jam nga Nivica.

Edi Rama: Si erdhe këtu?

-Jam nga Nivica e Tepelenës, jam martuar me japoneze

Edi Rama: Një niviciot nga maja e Kurveleshit që i mori zemrën një japonezeje, edhe japonezja e mori me vete bashkë me zemrën.

-Kam 17 vjet këtu, më mungon Shqipëria. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të mos largohen nga Shqipëria, sinqerisht punoj 18 orë në ditë. Japonia është vend i zhvilluar dhe është shumë e vështirë, jam shumë i vetmuar. Më mungon vendi im dhe do kthehem shumë shpejt.

Edi Rama: Po thuaj pse do kthehesh?

-Do kthehem sepse fshati im ka marrë një zhvillim që është shumë më mirë se këtu ku ndodhem. Ndoshta njerëzit e quajnë budallallëk, por vendet e zhvilluara janë shumë të vështira.

Edi Rama: Guri i rëndë në vend të vet, kursimet i ke vënë. Tani hap një agro-turizëm në Nivicë dhe të siguroj që do jesh më i lumtur. Ka ardhur koha që edhe gruaja japoneze të bëjë sakrificën e vet. Boll ndenje me njerëzit e gruas, të vijë ajo të rrijë me njerëzit e tu.

-Bashkëshortja e di si është Japonia, ajo ka qenë në Shqipëri. Unë nuk kam qenë për 17 vjet

Edi Rama: Ashtu ë? E paske nuse tamam.

-Në Shqipëri njerëzit kanë dashuri, jetojnë shumë të lumtur

Edi Rama: Lëre mos thuaj më jetojnë të lumtur se do të shajnë se të gjithë ankohen. Përshëndetje nga Hiroshima bashkë me labin këtu.