Brenda banesës ku ka jetuar Dan Hutra, gazetarja: Familjarët kanë ikur jashtë vendit
Kamera e Euronews Albania ka qenë këtë të enjte brenda ambienteve të banesës ku ka jetuar Dan Hutra, vrasësi serial i cili ditën e djeshme ekzekutoi me kallashnikov tre gra në kryeqytet.
Në këtë banesë kanë jetuar e ëma e Dan Hutrës, vëllai i tij së bashku me bashkëshorten dhe 3 fëmijët.
Në momentin që Dan Hutra ka lënë qelitë e burgut, ata janë zhvendosur në një tjetër banesë.
Prej më shumë se 6-muajsh banesa në zonën e Vaqarrit, është dhënë me qera te disa persona të tjera. Qiramarrësit janë larguar menjëherë sapo kanë mësuar se vëllai i autorit të krimit të djeshëm është personi që u ka dhënë me qera banesën.
Fqinjët deklarojnë se nuk e kanë parë shumë Dan Hutrën në lagje, për shkak dhe të kohës së gjatë që kishte kaluar në burg.
Sipas gazetares së Euronews, familjarët e vrasësit serial janë larguar jashtë vendit. Mësohet se fqinjët kanë deklaruar jashtë kamerave se i vëllai që banonte në këtë banesë e kishte mohuar Dan Hutrën si vëlla.
Fqinjët flasin me përshtypje pozitive në lidhje me të ëmën e Dan Hutrës dhe personave që banonin në këtë banesë.
Fqinjët rrëfejnë frikën e familjarëve nga Dan Hutra: Kërkuan azil sa doli nga burgu
Euronews Albania ka siguruar këtë të enjte dëshmitë e fqinjëve të familjarëve të Dan Hutrës në zonën e Vaqarrit në kryeqytet.
Familja Kërmaj, e cila i njeh si banorë të lagjes familjarët e Dan Hutrës, zbulon se marrëdhëniet e tyre me vrasësin serial nuk ishin të mira.
Fqinji pohon se në momentin që Dan Hutra ka dalë nga burgU, vëllai së bashku me mamanë, bashkëshorten dhe fëmijët janë larguar dhe kanë kërkuar azil politik në Gjermani.
Sipas tyre marrëdhëniet e familjarëve me Dan hutrën ishin prishur në momentin që ai përdhunoi një nga kunatat.
“Erdhën ndreqën shtëpinë, sa doli ky nga burgu ikën prapë. Se ishin në Gjermani, por aty i përzunë dhe erdhën këtu te shtëpitë lart. I kishte shtëpitë të rregullta, por kur i doli vëllai nga burgu, mori të ëmën, fëmijët dhe gruan dhe iku kërkoi strehim politik. Donte të shkëputej nga i vëllai.
Babai nuk u ka ardhur këtu. Në momentin që kanë ardhur në kodër Vaqarr, Riza Hutra nuk ka ardhur pasi e kanë vrarë në Kukës”, tha fqinji./ Euronews Albania