Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar rikandidimin e Sotiraq Filos për kryebashkiak të Korçës edhe për një mandat tjerët katër vjeçar.
Gjatë aktivitetit “Bashkia që duam”, Rama tha se kryebashkiaku aktual do kandidojë sërish për të drejtuar qytetin dhe për të qenë ai qytetari i parë i Korçës deri në 2023.
“Këtë do ta mbajmë në punë këtu.
Ky të rrijë në punë dhe t’i marrë shënim këto vërejtje por na duhet dhe për ca kohë”, tha Rama.
Kreu i qeverisë premtoi në Korçë edhe ndërtimin e një materniteti të ri.