Kryesore Kim: SHBA mbështet “Procesin e Berlinit”. Shqipëria ka refuzuar qartazi ndikimin rus

Kim: SHBA mbështet “Procesin e Berlinit”. Shqipëria ka refuzuar qartazi ndikimin rus

Ambasadorja Yuri Kim është shprehur këtë të mërkurë se SHBA mbështet “Procesin e Berlinit”. Ajo u shpreh se Shtetet e Bashkuara mbështet të gjitha përpjekjet e bëra nga vendet e Ballkanit Perëndimor për të rrëzuar pengesat për lëvizjen e lirë të njerëzve, ideve dhe financave.

Sipas asaj, Shqipëria është shembull që duhet të ndiqet në rajon pasi ka refuzuar përpjekjet e Rusisë për të ndikuar në politikën e brendshme.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin të gjitha përpjekjet e bëra nga vendet e këtij rajoni për të punuar së bashku për të rrëzuar pengesat për lëvizjen e lirë të njerëzve, ideve dhe financave. Ne kemi qenë mbështetës të fortë të Procesit të Berlinit dhe gjatë kohës që ky proces nuk po lëvizte ne ishim mbështetës të fortë të Ballkanit të hapur. Ne mendojmë se zhvillimet pozitive do të krijojnë më shumë prosperitet për rajonin e Ballkanit. Përtej kësaj duhet që edhe vendet e tjera në rajon duhet të ndjekin shembullin që ka vendosur Shqipëria e cili është e qartë për të refuzuar përpjekjet e Rusisë për të infiltruar në politikën e brendshme, shumë e qartë edhe kur vende si Kina duan të investojnë në infrastrukturën kritike”, tha ambasadorja Yuri Kim.