Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PS-së që u mbajt këtë të enjte, u vendos që zyrtarizmi i emrave të kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit të mbahet në mbledhjen e radhës në datën 25 mars.
25 marsi rezulton të jetë 2 ditë përpara afatit ligjor të regjistrimit të kandidatëve në KQZ.
Në fjalën e mbajtur në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, Rama tha se Partia Socialiste e ka gatin ekipin që do të konkurrojë në zgjedhjet lokale.
“Pak a shumë po. Aty ku faktikisht ka pasur dakordësi dhe ka pasur sinkronizim rreth kandidatëve të caktuar që janë aktualisht kryetarë bashkie, ka vazhduar natyrshëm procesi.
Zyrtarizimi përfundimtar do të bëhet si gjithmonë, para se kandidatët të regjistrohen zyrtarisht. Pak a shumë, në linjat e përgjithshme e dimë se kush do jetë skuadra e kryetarëve të bashkive”, tha Rama.