Sali Berisha ka ankimuar në KAS vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashit, i cili bëri të ditur dy ditë më parë se në KQZ, drejtues i Partisë Demokratike rezulton Lulzim Basha.
Në kërkesën ankimore, Berisha shkruan se të gjitha faktet, indiciet dhe provat në disponim “provojnë në mënyrë të qartë dhe të pakundërshtueshme se PD e përfaqësuar me kryetar z. Sali Berisha duhet të regjistrohet si subjekt zgjedhor nga KQZ.”
Kujtojmë se në mbledhjen e zhvilluar më 9 mars, gjatë shqyrtimit të kërkesave të grupimit të Berishës dhe të Alibeajt për t’u regjistruar në zgjedhje, komisioneri Ilirjan Celibashi vendosi të mos e pranojë “Rithemelimin” pasi Basha njihet ligjërisht si kryetar partie dhe jo Sali Berisha.