Politika 60-vjetori i lindjes, Berisha: Ne jemi këtu për t’i thënë Azem Hajdarit...

60-vjetori i lindjes, Berisha: Ne jemi këtu për t’i thënë Azem Hajdarit se sot je më i gjallë se kurrë

Gjatë ceremonisë, Sali Berisha pohoi se, njësoj si në vitin 1998 kur pushtetarët, sipas tij, ekzekutuan Azem Hajdarin, kryeministri Edi Rama “kontraktoi si vrasës me pagesë një nga njerëzit më të fuqishëm të SHBA-së për të shkatërruar Partinë Demokratike.

“Për të vrarë dhe shkatërruar Azem Hajdarit, idealet e lirisë së shqiptarëve. Gjithçka kishte vetëm një synim, konsolidimin e pushtetit monist të Edi Ramës. Gjithçka kishte një synim: Shqipëria, protektorat i mafies dhe krimit ky McGonigali dhe të të tjerë, të vinin të pasuroheshin duke u prerë gjoba bizneseve. De Facto po bëhej çdo gjë që një pushtet, që sillet më me egërsi se të gjithë pushtuesit e këtij vendi, të forcohej dhe konsolidohej çdo ditë e më shumë,” deklaroi Berisha.

Sërish nuk munguan as akuzat për ambasadoren Yuri Kim.

“Ai u ndihmua nga ambasadorja Yuri Kim, e cila bëri çdo ndërhyrje në gjykate. E korruptuar sa vetë McGonigal, ajo është betuar se PD do shkatërrohet, se Shqipëria do përjetojë ndëshkimet më të rënda. Pse? Sepse nuk pranon monizmin e Edi Ramës. Të gjitha këto u kaluan, ndaj Azemi është më i gjallë se kurrë sot.”