Bota Shqiptarët fitojnë të drejtën e flamurit në Malin e Zi

Shqiptarët fitojnë të drejtën e flamurit në Malin e Zi

Shqiptarët e Malit të Zi fitojnë të drejtën e shpalosjes së flamurit kombëtar në qytetet me shumicë etnike, por edhe në festat e tyre familjare.

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar më në fund kërkesën e shqiptarëve që ka qenë permanente qw prej pavarësisë së shtetit të vogël ballkanik.

Sipas ligjit të Malit të Zi, nëse shpaloseshin flamuj të tjerë shtetesh përfundoje në burg.

Një vit më parë u arrestuan dy serbë në Budva se nxorën në dritare të hotelit flamurin e vendit të tyre.

Ndërkohë, dy vjet më parë katër shqiptarë që vinin nga Europiani i Francës ku mori pjesë Shqipëria, u arrestuan në Kotorr teksa mbanin në duar në dritaret e makinës flamurin kuqezi.

Ministri Mehmet Zenka theksoi se me këtë ligj pakicat kanë të drejtë të përdorin lirshëm simbolet kombëtare në festat familjare, manifestimet kulturore dhe politike, si dhe insitucionet lokale në vendet ku përbëjnë mbi 5% të popullsisë.

Por flamujt e vendeve të tjera nuk do të lejohen të përdoren në tre vende simbol të vendit: Kuvendin e Malit të Zi, Qeverinë dhe universitetet publike e private në vend.

Qeveria malazeze i frikësohet një ringjalljeje të nacionalizmit serb që përbën shumicën e opozitës në vend, e cila sipas regjistrimit të fundit përbën rreth 37% të popullsisë malazeze.

Serbët në Mal të Zi kanë një parti që bën pjesë në grupimin opozitar, kanë biznese të fuqishme kryesisht të turizmit malor në pjesën e Shabjakut dhe zonave në kufi me Serbinë, por edhe lidhje të forta me rusët.

Sputnik-u, në një shkrim të fundit për Malin e Zi akuzon policinë e Podgoricës se me justifikimin e arrestimit të bosëve të krimit të organizuar në vend por kapin njerëz të lidhur me opozitën proserbe dhe me biznese ruse kryesisht në objektet turistike.

Sputnik thekson se “policia ka ushtruar kontrolle në shumë objekte dhe shtëpi turistike në qytetin e Herceg Novit, ndërkohë që koka e krimit të organizuar ndodhet në hotelet luksoze të Budvas si Splendit”.

Herceg Novi, është një qytetet bregdetar në veri të Malit të Zi, i cili përbëhet nga shumicë serbe.

Ndërkohë, edhe një nga perzonazhet shqiptarë që i ishte bashkuar  opozitës filoruse të Malit të Zi, Dritan Abazoviçi, ka ndërmarrë një akt për t’u rithyer në “shtëpi”.

Abazoviç, i cili është edhe deputet por edhe këshilltar i Ulqinit, ka dashur të përkrahë me vota shumicën shqiptare të komunës, por pikërisht për ta ndaluar një personazh i opozitë, ish-kryetar i Parlamentit të Malit të Zi,  Darko Pajoviç e ka mbajtur për 4 orë Dritanin brenda në zyrë që të mos dalë të votojë.

Ky incident është cilësuar si “pengmarrje” nga ana e mediave malazeze, që e kanë komentuar me gjerësi këtë akt.

Në fakt, Dritan Abazoviçi, në një intervistë për tesheshi.com disa kohë më parë, deklaroi se qënia e tij me opozitën filoruse ishte thjesht se ajo kundërshton një parti që ka 25 vjet që është në pushtet, përkatësisht DPS e Milo Gjukanoviçit. /tesheshi.com/