Politika Zgjedhjet vendore/ PS zgjedh një diplomat si kandidat për kryetar bashkie në...

Zgjedhjet vendore/ PS zgjedh një diplomat si kandidat për kryetar bashkie në Vlorë

Ermal Dredha do të jetë kandidati i PS për bashkinë e Vlorës. Dredha doli fitues në votimin e fshehtë të Asamblesë së PS në Vlorë zhvilluar pak çaste më parë.

Përballë diplomatit Dredha në garë ishte edhe ish-deputeti i PS, Fate Veliaj.

I pranishëm në votimin e Asamblesë së PS për kandidatin për Bashkinë e Vlorës ishte edhe kryesocialisti Edi Rama.

Sa i përket qarkut të Vlorës, ka disa emra të përfolur si kandidatë për kryetarë të Bashkive që përfshin ky qark. Në Bashkinë e Selenicës pritet të zyrtarizohet emri i Dhimitër Kapajt, në Himarë Jorgo Goro, është emri i përfolur deri në këto momente, ndërsa në pikëpyetje mbetet Bashkia e Sarandës, ku nuk është vendosur ende emri që do të garojë për të drejtuar këtë bashki.