Sport Prezantohet Tuchel: Bayern ka në ADN vetëm fitoret

Prezantohet Tuchel: Bayern ka në ADN vetëm fitoret

Surpriza më e madhe e fillimit të kësaj vere erdhi nga Bundesliga gjermane, aty ku Bajerni i Mynihut emëroi trajnerin Thomas Tuchel në krye të stolit. Tekniku i ri u prezantua menjëherë dhe i ka idetë e qarta.

“Është një nder të drejtosh Bayernin, është një prej ekipeve më të mëdha në botë. Të firmosësh me këtë klub është diçka speciale. ADN e Bayern-it është e qartë: Këtu vlen vetëm fitorja. Kjo skuadër e di si fitohet dhe e ndërton kontingjentin vetëm për të arritur sukses”, u shpreh trajneri Bayern Munchen, Thomas Tuchel.

Emërimi i 49-vjeçarit lidhet edhe me një arsye të thjeshtë në dukje, por thelbësore si për klubin, ashtu edhe për trajnerin.

“Do të punoj në vendlindje. Do të jem pranë familjes dhe fëmijëve të mi. Nuk kemi patur asnjë kontakt përpara të martës, gjithçka ndodhi shumë shpejt. Personalisht mendoja se do të vazhdoja të punoja larg Gjermanisë”, tha trajneri Tuchel.

Tomas Tuhel firmosi kontratë për 5 vjet e gjysmë. Trajneri do të debutojë në ndeshjen “klasike” kundër ish-skuadrës së tij, Borusias së Dortmundit.