Ka nisur në qytetin e Shkodrës mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit, ku fjalën hapëse në këtë mbledhje e ka mbajtur zv.kryeministrja Senida Mesi, ku bëri një prezantim të të gjitha projekteve që do të nisin së ndërtuari në Shkodër nga vitit 2018, ku sipas saj investime do të kryhen në turizëm, në bujqësi, zhvillim rural, energji, prodhim dhe përpunim i industrisë së lehtë dhe ushqimore.
“Investimet në qarkun e Shkodrës fokusohen në turizëm, në bujqësi, në zhvillimin rural, energji, industrinë e përpunimit atë të lehtë dhe ushqimore. Kemi ndërhyrë në bregdet, në liqenin e Shkodrës, lumenjtë dhe në projektet e zhvillimit rural.
-Jemi në procesin e ndërtimit të rrugës së rikonstrukuar Shkodër-Velipojë, prej 18 km e cila sipas projektit pritet të jetë gati në dhjetor të 2018, por është shprehur gatishmëria për të qenë e kalueshme në maj të vitit të ardhshëm, pra të jetë gati për sezonin turistik. Investimi kap shifrën e 2.3 mld lekëve.
-Do të nisim rrugën Velipojë- Shëngjin, vlera e së cilës shkon në 10 mln euro;
– Do të nisim projektet mes Velipojës dhe Ulqinit. Do të shkurtojmë kohën për të kaluar përtej kufirit, nëse sot e përshkojmë për 1 orë e 30 minuta;
-Do të punojmë për hapjen e një pike kufitare mes Pulajt dhe Shënkollit;
-Një vëmendje do i kushtojmë rrugëve me biçikleta, Shkodër – Velipojë dhe Velipojë – Shëngjin për ta kthyer zonën në një atraksion turistik;
-Ndërhyrje në bregun e Velipojës. Projekti për të ngritur një muze në liqenin e Shkodrës që do të nisë në Mars të 2018 dhe që do të kushtojë 8 milion Euro.”, u shpreh Mesi.
Alpet
Zv.kryeministrja deklaroi se për zonën e Alpeve do të vijohet me masterplanin dhe më pas me një plan projektesh për zhvillimin e zonës.
“Ka përfunduar rruga Tamarë- Vermosh. Do të nisë në 2018 rruga Fushë Arrëz – Reps. Me rëndësi është që të lidhin Pukën e Fushë-Arrëzin me zonat e tjera.
-Rikonstruksion parkut të qytetit të Pukës me vlerë, 173 mln lekë;
-Rikonstruksioni i qendrës së Tamarës;
Nis në vitin 2018, rruga Qafëthore -Theth;
Rikualifikim urban për qendrën e Thethit dhe Vermoshit;
Ne duhet t’i japim rëndësi zonave rurale. Është në proces By-Passi perëndimor. Rreth 1.4 mld lekë do të shkojnë për investimet në ujësjellës dhe kanalizime.
Rreth 237 fermerë kanë përfituar në qarkun e Shkodrës, me rreth 1.8 mld lekë. Këtë vit përfitimeve të fermerëve i shtohet edhe fondi i IPARD në vlerë e 93 mln eurove. Investimi në shëndetësi, në të gjithë vendin do rikostruktohen rreth 300 Qendra Shëndetësore, 40 prej tyre në qarkun e Shkodrës”, tha Mesi.