Aktualitet Fshehën në trup nga 20 mijë Paund në Rinas, procedohen penalisht anglezi...

Fshehën në trup nga 20 mijë Paund në Rinas, procedohen penalisht anglezi dhe italiania

Një shtetas anglez dhe një italiane janë proceduar penalisht pasi kanë tentuar që të hynin në vendin tonë me nga 20 mijë Paund secili të fshehura në trup.

Në Rinas gjatë kontrollit fizik, shtetasit anglez W. A., iu gjetën të fshehura në trup, 20 mijë Paund. Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin anglez W. A., 39 vjeç, banues në Londër, si dhe iu sekuestrua shuma e parave.

Gjithashtu, shtetases italiane E. M. në Rinas iu gjetën të fshehura në trup dhe në çantën e dorës, 20 mijë Paund. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen italiane E. M., 32 vjeç, banuese në Londër, si dhe iu sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.