Aktualitet Dibra zbardhet nga bora, bllokohet një pjesë e Rrugës së Arbrit

Dibra zbardhet nga bora, bllokohet një pjesë e Rrugës së Arbrit

Zonat malore të qarkut Dibër janë zgjuar këtë të premte të zbardhura nga reshjet e borës. Si pasojë e këtyre reshjeve, njoftohet se aksi i rrugës së Arbrit, Bypass- Qafë Murrizë, është bllokuar përkohësisht dhe se po punohet për hapjen e saj.

Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Po ashtu, bëhet apel që të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.