Sabiani duket se ka rezerva ndaj produksionit lidhur me si e kanë trajtuar vajzën e tij, Keisin.
Ai ka reaguar në mediat sociale pas eleminimit të saj duke shkruar se ia bënë jetën telenovelë. Këngëtari shton më tej se nuk beson se ishin votat e publikut ato që e nxorën jashtë Keisin, por thotë se është i lumtur që ajo ka shkuar në shtëpi.
“E nxorrët ëngjellin tim pasi iu bë jeta telenovelë. S’besoj se e ka nxjerrë publiku. Gjithsesi jam i lumtur që mu kthye në shtëpi”, shkroi Sabiani.