Aktualitet Mbajti me forcë për një javë bashkëjetuesen në shtëpi dhe e dhunoi,...

Mbajti me forcë për një javë bashkëjetuesen në shtëpi dhe e dhunoi, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Mbajti me forcë për një javë bashkëjetuesen në shtëpi dhe e dhunoi, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Një 31-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë pasi mbajti me forcë dhe dhunoi bashkëjetuesen e tij në banesë për një javë.

Sipas policisë, e reja është mbajtur me forcë në një banesë në rrugën “Frosina Plaku” nga 31-vjeçari G. G, i cili dyshohet se e ka dhunuar vazhdimisht me sende të forta.

Përpos tij, në pranga janë vënë edhe katër persona të tjerë, të pestë banues në Tiranë. Sipas informacioneve, B. N., 36 vjeç, A. Sh., 41 vjeç, nuk kanë kallëzuar krimin dhe kanë penguar zbulimin e së vërtetës duke tentuar të fshehin provat.

Kurse, vëllezërit B. K., 27 vjeç, E. K., 42 vjeç, kanë përkrahur autorin e krimit, duke e larguar atë nga vendi i ngjarjes. Policia bën të ditur se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete që përdoren për konsumimin e lëndëve narkotike, mbetje të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën në banesën e 31-vjeçarit, si dhe sende të forta me të cilat dyshohet se ai ka dhunuar bashkëjetuesen.

Ndërsa, 28-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.