Gjërat mund të mos jenë të mira për Cristiano Ronaldon në fushë, në këtë moment, me yllin e Real Madridit duke u përpjekur të gjejë rrjetën. Mirëpo, portugezi thotë se larg nga gjërat e futbollit nuk kanë qenë kurrë më mirë.
Tashmë baba i tre fëmijëve, me Cristiano Jr, binjakët Eva dhe Mateo, dhe një tjetër vajzë e vogël, Alana Martina, që pritet të vijë në jetë nga e dashura Georgina Rodriguez, Ronaldo po shijon zgjerimin e bizneseve, së bashku me familjen e tij.
Një biznes i tillë është linja e tij e veshjeve, me produktin më të fundit që është “CR7 Junior Collection”, të cilin 32-vjeçari e ka promovuar së bashku me të parëlindurin e tij.
Duke folur për revistën spanjolle “Hola”, gjatë këtij promovimi, Ronaldo mori kohë të shprehet për jetën e tij familjare.
Ai pranon se nuk mendon të ketë ndonjë fëmijë tjetër, sapo të lindë fëmija i katërt. “Nuk më duket se kam kohë që të kem një fëmijë tjetër, – tha ai, – por duke parë familjen time të rritet, është sinqerisht privilegji më i madh që kam pasur ndonjëherë. Më pëlqen çdo sekondë. Atësia më ka mësuar gjëra të dashurisë, që kurrë nuk e kam ditur se ekzistonin; më ka zbutur dhe më ka dhënë një perspektivë të re mbi atë që ka rëndësi të vërtetë në jetë”.
Ronaldo shpesh publikon videot e vetes dhe djalit të tij duke u argëtuar. Sulmuesi tha se bashkimi i linjës së re të veshjeve i jep një mundësi tjetër për të shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit: “Cristiano Jr dhe unë me të vërtetë kënaqemi duke u veshur në të njëjtën mënyrë. Ne dëshirojmë të dalim me të njëjtat rroba. Koleksioni i ri do të lejojë shumë më tepër prindër dhe fëmijë të bëjnë të njëjtën gjë. Djali im ishte entuziast në xhirimin e fotografive. Ai paraqitej shumë natyrshëm dhe unë u impresionova ta shihja për të treguar koleksionin e tij dhe atë që pëlqente.”