Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e bërë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” që kërkonte të vendosej emri i Sali Berishës në fletën e votimit si kryetar i koalicionit.
Për rrjedhojë, në fletën e votimit do të jetë emri i Ilir Metës si kryetar i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Të njëjtën kërkesë për vendosjen e emrit të Sali Berishës si kryetar e kishte rrëzuar KQZ-ja dhe KAS-i.
Po ashtu, koalicioni “Bashkë Fitojmë” kishte kërkuar që logot e partive politike të mos viheshin krahas fletës së votimit për kryetarë bashkie. Kërkesë kjo që u rrëzua nga Kolegji Zgjedhor.