Aktualitet Sheshi “Skënderbej” i mbushur me besimtarë përzgjidhet nga BBC mes 12 fotove...

Sheshi “Skënderbej” i mbushur me besimtarë përzgjidhet nga BBC mes 12 fotove më të veçanta nga e gjithë bota

Besimtarët myslimanët në mbarë botën festuan këtë të premten Fitër Bajramin, duke shënuar përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Falja e namazit në Tiranë u krye në sheshin ‘Skënderbej’. I mbushur plot me besimtarë sheshi Skënderbej tërhoqi edhe vëmendjen e medias britanike BBC, e cila ndër 12 fotografitë më të veçanta në këtë ditë festë shumë të rëndësishme për myslimanët, përzgjidhi edhe foton nga Tirana.

Në fotografitë e tjera janë zgjedhur vendet si Dubai, Afganistani, Jerusalemi, Serbia, Kajro, Australi, Katar, Turqi, Kirgistan dhe Gaza.