Gjykata e Lartë e SHBA-së ka ruajtur aksesin në një pilulë të përdorur zakonisht për abortin, duke vendosur që ilaçi mund të mbetet i disponueshëm ndërkohë që një çështja ligjore vazhdon.
Në një vendim të ndarë, ajo hodhi poshtë gjithashtu kufizimet mbi përdorimin e pilulës, të vendosura nga një gjykatë e një shkalle më të ulët për shkaqe sigurie. Vendimi është një fitore për administratën Biden e cila kishte kërkuar të vazhdonte dhënien e aksesit.
“Unë do të vazhdoj të luftoj kundër sulmeve të drejtuara politikisht ndaj grave”, tha presidenti amerikan.
Kjo vjen pasi Gjykata Supreme, që ka një maxhorancë konservatore gjyqtarësh, ktheu një vendim qershorin e kaluar duke i dhënë fund të drejtës së abortit në nivel kombëtar në SHBA.