Finalistë e ‘Big Brother VIP’ kanë bërë një lojë ditën e djeshme ku janë përballur me disa imazhe rreth të cilëve do tregonin se çfarë i kujtonin sapo i shihnin.
Mes fotove të shfaqura në ekran ishte edhe ajo e një djali të vogël me flokë biond, me kurriz në një fushë të gjelbër.
Luizi tha se imazhi i sjell në mend djalin e Oltës, pasi klipi që u shfaq përpara disa kohësh në dhomën e ndenjes ishte i ngjashëm me fotografinë. Ai madje përshëndeti nga ekrani Amarin, Oltën dhe bashkëshortin e saj Dorin. Dea Mishel tha se fotografia i kujton vëllain e saj të vogël, pasi ka qenë biond njësoj si djali në foto.
“Djalin e Oltës. Kështu iu bë dhe klipi, ishte në natyrë, ishte me bluzë me mëngë të shkurtra, kishte një avion në dorë, ishte bar, ka qenë diku tek oborret e Topit madje dhe me këto pemët që janë pak si të zhveshura, se sapo kishin filluar të çelnin. Kështu i kishte flokët, pak më të shkurtra se ky, ky trup ishte. Amar të përshëndes bashkë me mami Oltën edhe me babi Dorin. Kaq kisha”, tha Luizi.
Komenti i tij, por edhe ai moment i veçantë, duket se ka prekur edhe Oltën e cila ka rishpërndarë videon duke shkruar “Ohh” me emojin e dy syve të përlotur.