Dashi
Keni shumë mundësi të këndshme për të shijuar ditën sot ju të dashuruarit. Mjafton të zgjidhni një prej tyre dhe çdo gjë do të jetë në dispozicionin tuaj. Beqarët nuk duhet të sforcohen për asgjë, por t’i bëjnë gjërat ashtu siç e ndjejnë. Në planin financiar parashikohen probleme të njëpasnjëshme.
Demi
Personat që janë pranë jush mund të jenë shumë të lumtur sot vetëm falë pranisë tuaj. Kënaqini në këto gjëra të vogla që mbushin të përditshmen. Beqarët do të realizojnë takime pa fund, prandaj duhet të përfitojnë sa më shumë nga ftesat nëse duan të ndryshojnë statusin. Financat nuk do jenë të qëndrueshme.
Binjakët
Nëse nuk doni të keni brerje ndërgjegjeje në vazhdim atëherë duhet patjetër të ndryshoni sjelljen tuaj ndaj partnerit/es. Mënyrat që keni zgjedhur nuk janë nga më të mirat. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me fat në dashuri dhe mundësi për të ndryshuar statusin. Në planin financiar duhet të kujdeseni më shumë për buxhetin.
Gaforrja
Edhe pse ditë e qetë sot keni për të zgjidhur disa çështje që i keni lënë pas dore në marrëdhënien tuaj në çift. Mëngjesi do të jetë si një sulm i përqendruar. Beqarët atëherë kur nuk e presin do mund të takojnë personin që kanë pritur prej kaq kohësh. Në planin financiar kujdes me shpenzimet, mos ndërmerrni shumë rreziqe.
Luani
Nuk doni të hiqni mendjen nga objektivat kryesore që i keni vënë vetes ju që jeni në një lidhje. Edhe pse sot keni ftesa për tu argëtuar, mendjen e keni diku tjetër. Beqarët do kenë takime, por nuk do jenë gati për hapa të mëtejshëm. Në planin financiar asgjë për tu shqetësuar, fati do jetë në anën tuaj.
Virgjëresha
Jeni disi dyshues dhe të pasigurt për drejtimin që do të merrni në të ardhmen ju që jeni në çift. Janë në lojë shumë gjëra dhe persona të rëndësishëm në jetën tuaj. Beqarët nëse duan të krijojnë lidhje duhet të tregohen sa më shumë të hapur në takimet që do realizojnë. Financat do i mbani nën kontroll.
Peshorja
Mos kini ndroje të thoni atë që mendoni sot. Nëse shprehni mendimin tuaj asnjë nuk ka të drejtë t’ju gjykojë i pëlqen ose jo kjo gjë partnerit/es suaj. Beqarët nuk do i kushtojnë rëndësinë e duhur takime dhe do humbasin mundësi të mira. Financat do jenë me fat, do arrini të stabilizoni të ardhurat.
Akrepi
Keni qenë të zënë me problemet tuaja kohët e fundit dhe nuk jeni gjendur pranë njeriut tuaj të zemrës që ka patur nevojë për ju. Beqarët edhe pse nuk do e kenë mendjen te dashuria, propozimet që do marrin nuk do mundin dot ti refuzojnë. Në planin financiar tregohuni të matur me shpenzimet.
Shigjetari
Situata të papritura që nuk i keni konsideruar, sot do t’ju sjellin mjaft telashe në marrëdhënien tuaj në çift që do të duhet ti zgjidhni personalisht. Beqarët të mërzitur nga vetmia, do bëjnë gjithçka vetëm për të ndryshuar statusin. Financat nuk parashikohet të jenë të këqija, gjithsesi bëni kujdes me shpenzimet.
Bricjapi
Sot intuita juaj do t’ju lërë në baltë. Nuk do të arrini dot të dalloni qëllimet e vërteta të partnerit/es tuaj dhe do habiteni nga surprizat e tij/saj. Beqarët do dashurohen me një person me të cilin kanë kohë që shoqërohen. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm për të mbajtur situatën nën kontroll.
Ujori
Jo të gjithë personave të dashur sot do ti dedikoni të njëjtën kohë. Dikush që ka hyrë tani në jetën tuaj është bërë shumë më i afërt nga sa mendoni. Beqarët do kenë takime interesante sot dhe me shumë mundësi mund ta gjejnë veten në një lidhje dashurie. Financat do jenë të mira, mundësi për të investuar.
Peshqit
Duhet të ndiqni instinktin tuaj që ju sugjeron të jeni të lirë dhe të mos krijoni barriera në jetën tuaj në çift. Nuk duhet ti vendosni gjërat, varur nga të tjerët. Beqarët as që do e kenë mendjen fare te dashuria dhe do refuzojnë shumë ftesa për takime. Në planin financiar falë menaxhimit të mirë situata do vijë duke u përmirësuar.