Extra I përlotur, Luizi flet për akuzat për bixhoz, borxhet, hapjen e GoFoundMe,...

I përlotur, Luizi flet për akuzat për bixhoz, borxhet, hapjen e GoFoundMe, Jurgenën dhe raportin me Kiarën

Luizi u shfaq sot i përlotur në ‘Më lër të flas’ dhe shkak janë disa komente dhe lajme të pavërteta për të dhe familjen e tij.

Ai tha se familja e tij, pra nëna dhe motra, janë akuzuar për mbledhjen e parave në emër të Luizit dhe se i kanë mbajtur për vetë, por Luizi deklaroi publikisht se ato para do të përdoren për të blerë shtëpinë e një familjeje në nevojë.

“Gjatë qëndrimit tim brenda Instagrami është hapur dhe ka arritur shifra shumë të mëdha. Shumë njerëz jashtë kanë thënë, kam pasur ca borxhe që të laj, nuk kanë qenë të mëdha me i krahasu me sa kam fituar janë qesharake, por skam pasur mundësi realisht duke marrë parasysh rrogën shpenzimet, qiranë nuk ia dilja me i la. Sot i kam të hequra. Shumë njerëz kur e dëgjuan këtë rrëfim kanë kontaktuar nënën time dhe motrën dhe i kanë thënë duam ta ndihmojmë këtë djalë për qejf pa interes. I kanë thënë të hapin një “GoFundMe” ku të depozitojnë para dhe e kanë hapur nëna me motrën dhe për 2 ditë janë mbledhur 20 mijë dollarë dhe më është thënë në dhomë rrëfimi nga stafi që është hapur dhe nëse dëshiroj të mbyllet apo të vazhdojë dhe u ndjeva shumë keq sikur do të më mëshirojnë dhe i thashë të mbyllet në mënyrë të menjëhershme. Kur është mbyll ata kanë thënë që familja kanë dashur të abuzojnë me djalin që është brenda dhe i kanë marrë lekët për vete. Unë sot them para të gjithëve që atë shumë që është mbledhur 20 mijë dollarë, sapo të më kalojnë do e përdor për të blerë një banesë për një familje në nevojë kudo në Shqipëri e do të lidhem me shoqatat. Përveç stresit e gjësë së madhe që është bërë jashtë, gjëja që më ka vrarë më shumë është që njerëzit po hedhin baltë mbi nënën e motrën, është shumë e rëndë se nuk të do askush më shumë se nëna.”– tha Luizi.

Luizi tregoi më shumë detaje nga jeta e tij personale, përfshirë periudhat më të errëta të cilat kanë ndikuar në karrierë.

“Zoti i jep të gjithëve nga një shans në jetë. Mua më dha tre, problem është që dy mi dha në një moshë shumë të re që nuk e njihja botën e showbizit dhe biznesit. Pata fatkeqësinë të bija në njerëzit e gabuar, të cilët nuk ma dhanë atë që unë doja.”

Ai zbuloi se ka pasur kërkesa nga kandidatët, njëkohësisht me këtë rast dha edhe një përgjigje nëse do t’i futej politikës. Ejlli shprehu në “Më lër të flas” se do të qëndrojë jashtë politikës, pasi nuk e sheh të përshtatshme përfshirjen.

“Unë i them çdo shqiptari të votojë. Kush nuk voton hesht. Përveç atyre që më kanë ardhur në shtëpi, erdhën tre, i thashë që me sa di unë kam fituar një spektakël, dhe me sa po kuptoj kam fituar zemrat e tyre. Nuk e shoh të përshtatshme që unë të përfshihem me politikë dhe të merrem”, u shpreh Ejlli.

Luizi u pyet edhe për deklaratën e Kiara Titos e cila shprehu dëshirën për t’u bërë nënë. Luizi tha me nota humori që edhe ai do të bëhet kryeministër.

“Le të bëhet, kush po e ndalon. Le të bëhet, edhe un kam qejf me u ba kryeministër, le të bëhem edhe unë… Burrë për shtëpi pra. Do të bëhen fëmijët, do rriten, 1,2,3,4, sa të na fali Zoti. Un them s’kam ngrënë bukë akoma ti thua a do bësh fëmijë.”

Sakaq, ai tha se këto ditë ka jetuar me Kiarën në shtëpinë e saj, por sot ka marrë një shtëpi të tijën ku do të zhvendosen të dy së bashku.

“Për momentin po rrimë por ia kam thënë edhe Kiarës nuk po më zë vendi vend aty, sot kam gjetur një shtëpi e dua të kem shtëpinë time. Nuk dua t’i dalë fjala Oltës. E gjeta shtëpinë, sot do të hyj. Nuk e them vendndodhjen e shtëpisë. Është apartament në një lagje të thjeshtë. Unë dal herët nga shtëpia e vesh këpucët në makinë. Asnjë nuse nuk është e denjë për djalin e askujt dhe asnjë djalë nuk është i denjë për vajzën e tyre. Çdokush e sheh fëmijën e vet i më perfektin por jeta kështu është, nëna ime dhe shumë prind vendosin që kur shohin fëmijët e lumtur, janë edhe ata të lumtur. Ato kanë ngrënë drekë bashkë kanë ndenjur kanë fol, nuk e di çfarë kanë bërë le të rrjedhë.”

Luizi ka sqaruar edhe mungesën e familjes së tij në dasmë, ku ka thënë se e ëma nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa motra e tij ishte e prekur nga komentet negative.

“Në lidhje me mungesën e familjes time në dasmë, unë babanë nuk e kam, familja jetonin në Amerikë, këtu kisha nënën dhe motrën, nëna ka qenë shumë e sëmurë, ndërsa motra nuk kishte ardhur nga komentet negative. Unë s’kam pasur kohë as të ha bukë gjatë këtyre ditëve, madje shumë vetë më kanë thënë qenke dobësuar, por realisht kam rënë katër kile që kur kam dalë.”

Luizi foli edhe për Jurgenën, e cila menaxhonte Instagramin e tij. Luizi tha se e ka njohur shumë pak kohë para nisjes së Big Brother dhe ka dalë disa herë me të.

“Me Jurgenën jemi njohur, diku një muaj para se të hyja në Big. Kemi dalë dy tre herë (qesh). Ajo ma hodhi si ide më tha mua, kur të hysh brenda të duhet një Instagram. Ç’më duhet mua i thashë do jem brenda, duhet tha ta kesh kështu, ta mbaj unë. Mirë hape i thash se unë s’di dhe ajo e ka hapur”, tha Luizi.