Tre punonjës të Bashkisë Shkodër janë arrestuar, pasi një ditë më parë u kapën duke transportuar ushqime në këmbim të votës.
Në një fugon ata kishin 50 pako me ushqime që po i shpërndanin në familjet shkodrane.
Në pranga kanë rënë Ergys Ivziku, 31 vjeç, drejtor i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, Petrit Dyli, 49 vjeç, me detyrë teknik i Shërbimeve në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore.
Po ashtu është arrestuar edhe Mhill Volaj, 63 vjeç, me detyrë Specialist i Financës në Drejtorisë Ekonomike-Arsimore.
Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim edhe personin që kishte porositur qeset me ushqime, shtetasi A. B., 33 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, Bashkia Shkodër.
Ndërkohë, vijon puna për kapjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.