3 parcela me kanabis janë zbuluar në disa fshatra të Krujës, ndërsa janë sekuestruar 685 rrënjë kanabis në fshatrat Kuçaj, Zezë dhe Verjon.
Policia ka shpallur në kërkim Aekez Dibrani, banues në fshatin Zezë, autor i dyshuar i 250 fidanëve cannabis sativa që u gjetën të kultivuar në afërsi të banesës së tij.
Gjatë 7 fazave të operacionit “Territor i pastër” janë asgjësuar 6 mijë e 347 rrënjë kanabis.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të tjerë të kësaj veprimtarie kriminale.
Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.