Aktualitet Vdekja e 4 rusëve në Qerret, Prokuroria e Kavajës pezullon hetimet

Vdekja e 4 rusëve në Qerret, Prokuroria e Kavajës pezullon hetimet

Prokuroria e Kavajës ka pezulluar hetimet për vdekjen e 4 rusëve në Qerret.

Mësohet se shkak për pezullimin është bërë letërporosia nga Rusia. Drejtësia ruse nuk ka kthyer asnjë përgjigje sa i takon të shkuarës së 4 shtetasve të vet.

Ngjarja e rëndë ndodhi në tetor të vitit 2021 në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë, ku 4 rusët humbën jetën.

Dyshimet janë se viktimat u asfiksuan për vdekje brenda saunës së hotelit, por akoma rrethanat dhe dinamika e ngjarjes janë të paqarta.

Viktimat janë dy burra dhe dy gra, Nataliia Burenkova 58 vjeçe, Sergei Burenkov 60 vjeç, Nikita Belousov 37 vjeç, Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

Katër turistët u gjetën të vdekur brenda saunës së hotelit pasi nuk ishin bashkuar me pjesën tjetër të grupit. Nuk dihet nëse kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur për shkaqe të defektit teknik, për faj të stafit të hotelit apo për shkak të vetë turistëve.