Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca vizitoi sot pikat e grumbullimit të produkteve bujqësore në Lushnjë nga ku bëri të ditur se eksportet e produkteve bujqësore janë rritur me 5.3 %.
Ministrja Krifca bëri të ditur se rritja në eksportet bujqësore vjen pas politikave të duhura që kanë mbështetur zinxhirin prodhues-grumbullues e standardizues të produkteve.
“Gjatë 4-mujorit të parë të 2023-shit eksportet u rritën me 5.3 % dhe po ecet drejt rrugës së duhur për përmbushjen e objektivit prej 1 miliard dollarë eksporte bujqësore brenda vitit 2030”, deklaroi Krifca.
Sipas saj, produktet bujqësore po shkojnë kryesisht në vendet e rajonit dhe Itali, Evropën Lindore, Letoni e më gjerë.
“Me fuqizimin e pikave të grumbullimit jemi përpjekur të rrisim edhe sipërfaqen e serrave. Në rang vendi janë 2200 ha serra”, tha ajo.