I gjithë zhgënjimi në një “emoji”. Asnjë konfirmim, por buzëqeshja e hutuar e postuar nga Rafael Leao në rrjetet e tij sociale, pas përhapjes së lajmit për lamtumirën e Paolo Maldinit nga Milani, nuk mund të mos lidhet me përçarjen e bujshme mes numrit një të klubit kuqezi, Cardinale, dhe ish-kapitenit historik.
Fotoja që e tregon atë duke buzëqeshur me Maldini dhe Massara në nënshkrimin e rinovimit të kontratës me kuqezinjtë deri në vitin 2028, në përfundim të një negociate të gjatë dhe rraskapitëse, daton ditë më parë.
🤔
— Rafael Leão (@RafaeLeao7) June 5, 2023
E fundit e postuar në Instagram nga sulmuesi portugez, i ulur me Maldinin në një stol të ‘Milanello’, teksa flasin më vete, kur zgjatja e kontratës ishte ende për t’u përcaktuar, përbën jo vetëm hutim. Sipas asaj që raporton “Repubblica”, skuadra kuqezi e ka marrë shumë keq lamtumirën e Paolo Maldinit, ose më saktë shkarkimin e tij nga pronarët e klubit.
Nga Leao te Theo Hernandez dhe Maignan; të gjithë janë në mbështetje të drejtorit sportiv. Mësohet gjithashtu se edhe trajneri Pioli po reflekton, ndërsa skuadra është e tërbuar, me rrjetet sociale ku fansat kuqezinj kanë shprehur gjithë mospajtimin e tyre me këtë lëvizje të papritur te “Djalli”.
Ndarja mes Paolo Maldinit, Frederic Massara dhe Milanit mbërriti si rrufe në qiell të hapur. Mungon vetëm zyrtarizimi i këtij lajmi të bujshëm, por duket se takimi me Gerry Cardinale ka sjellë një frakturë që është vështirë të shërohet. Lajmi që tronditi botën e kuqezinjve dhe solli edhe reagimin e “Milan Club”, tifo-grup që doli haptazi kundër klubit.
Ja deklarata e tyre: “Ne shprehim solidaritetin e plotë me Paolo Maldini dhe Frederic Massara, pas vendimit të pronarëve për t’i larguar ata dhe për të ndërprerë një projekt fitues. Paolo Maldini është një legjendë për brezat e tifozëve kuqezinj dhe një profesionist mjaft i rëndësishëm në rilindjen e skuadrës sonë të zemrës. Jemi në mbrojtje të dinjitetit të atij.
Për këtë arsye biseda tani merr emrin e “Milan Club Maldini” dhe fton të gjithë tifozët e Milanit të braktisin stadiumin, të mos abonohen në asnjë biletë për sezonin e ardhshëm dhe të bojkotojnë çdo lloj ‘merchandising’ me markën ‘Milan’. Në vend të kësaj, ne rinovojmë mbështetjen tonë totale për ekipin. Forca Milan, Milani ynë!“