Extra “Bleva 8 mijë $ diamant për një ordinere!” Rezart Veleshnja nxjerr mllefin...

“Bleva 8 mijë $ diamant për një ordinere!” Rezart Veleshnja nxjerr mllefin publikisht për tradhtitë e ish-partneres

Aktori i humorit Rezart Veleshnja së fundmi ka bërë publike tradhtinë e ish-partneres.

Veleshnja ka pohuar përmes disa fotove dhe videove të postuara në Insta story se ajo ka pasur paralelisht me të edhe 4 lidhje të tjera.

Si duket Rezarti mllefin që ndjen ka vendosur ta ndajë me ndjekësit e tij, prej të cilëve ka marrë komente të shumta.

“Turpi nuk njeh kufi mjerë vëllai”, shkruan aktori i “Portokallisë”.

Ndërkohë në një tjetër postim, shprehet: “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, por s’kam ç’bëj me një që mban 4 përnjëherë. Mjerë ai që bën si mjeshtër edhe mendon se e ka vetëm ai!”

Në vijim, Veleshnja tregon se e ka zbuluar cili është personi që i shkon nga pas, ish-it të tij dhe për të thotë: “Hallexhiu që i shkon nga pas, ta dijë ai i mjeri!”

Teksa një nga ndjekësit i shkruan që mos ta vrasë mendjen për të, Rezarti i përgjigjet: “Po ça të bësh kur blen 8 mijë dollarë diamant për një ordinere!”

Veleshnja ka bërë publik edhe emrin e vajzës në fjalë, duke e etiketuar atë pothuajse në çdo foto të bisedave me ndjekësit.