Extra Irlanda, vendi më i vetmuar në Europë

Irlanda, vendi më i vetmuar në Europë

Projekti i ri pilot i Bashkimit Europian mbi vetminë synon të monitorojë dhe trajtojë mungesën në rritje të “ndërveprimeve kuptimplota sociale”.

Të paktën 1 në 10 banorë të Bashkimit Europian është i vetmuar shumicën e kohës, ka treguar një raport i ri mbi vetminë.

Rreth 13 për qind e banorëve të BE-së u përgjigjën se ndjehen të vetmuar shumicën ose gjatë gjithë kohës në sondazhin e parë të vetmisë në mbarë BE-në që përfshin 25,000 njerëz.

Projekti u krye për të marrë një pasqyrë të “epidemisë së vetmisë” të shkaktuar për shkak të izolimeve të zgjatura dhe izolimit gjatë pandemisë COVID-19.

Sipas raportit, vetmia është më e përhapur në Irlandë me rreth 20 për qind që raportojnë se ndihen të vetmuar.

Nivelet më të ulëta të vetmisë u vunë re në Holandë, Republikën Çeke, Kroaci dhe Austri me më pak se 10 për qind të kampionit të anketuar.

Njerëzit që janë të vetmuar gjatë gjithë kohës ose shumicën e kohës, sipas raportit, kanë rreth 20 për qind më shumë gjasa të vuajnë nga simptomat e depresionit.

“Vetmia nuk është vetëm një çështje private dhe individuale”, thuhet në raport.

“Vetmia duhet të konsiderohet si një problem social dhe duhet të trajtohet si e tillë”.

Çelësi për të parandaluar vetminë

“Një ekonomi e mirë dhe cilësia e ndërveprimeve sociale janë elemente kyçe kur bëhet fjalë për parandalimin e vetmisë”, shton raporti.

Përdorimi i mediave sociale u shoqërua gjithashtu me rritjen e vetmisë.

Në raport pranohet se pasojat e vetmisë ndryshojnë sipas moshës dhe në asnjë mënyrë nuk mund të injorohet vetmia mes të rriturve.

Sondazhet globale në vitet e fundit kanë vënë në dukje se vendet europiane si Italia kanë disa nga normat më të larta të vetmisë në pleqëri.

Një sfidë e madhe në trajtimin e problemit të vetmisë rrjedh nga stigma dhe mungesa e informacionit, sipas raportit, duke shtuar se 57 për qind e të anketuarve nuk ishin të vetëdijshëm për ekzistencën e metodave dhe politikave të ndërhyrjes.