Horoskopi Mërkuri ‘bën ligjin’ këtë javë, Meri Shehu zbulon 4 shenjat e zodiakut...

Mërkuri ‘bën ligjin’ këtë javë, Meri Shehu zbulon 4 shenjat e zodiakut më të përkëdhelura

Kjo javë do të jetë një mundësi që marrëdhëniet të lulëzojnë dhe të marrim përfitime prej tyre. Meri Shehu parashikon në “Rudina” se Mërkuri, planeti i komunikimit do të na ndihmojë në jetën e përditshme dhe do të na lehtësojë me prakticitetin e tij. Kryqi i shenjave të ndryshueshme do të jetë më i favorizuari në këtë aspekt, por duhen pasur në vëmendje prapaskenat në fusha të ndryshme.

Meri Shehu: Një javë interesante sepse planeti i komunikimit, Mërkuri është futur në Binjak, në shtëpinë e vet dhe bën ligjin më së miri. Merr informacionin e duhur, lëvizjen e duhur, është praktik dhe funksionon pa çështje të mëdha, furtuna të mëdha, pa qëllime shumë superiore. Zgjidh gjëra të jetës së përditshme që ndonjëherë janë kaq të nevojshme dhe të domosdoshme. Do ta shijojnë mirë Binjakët, Shigjetarët, Virgjëreshat dhe Peshqit. Jemi afër hënës së re në Binjak, e cila është shumë e bukur që do të na sjellë një ngjarje të re, një ndryshim, por është në katërkëndësh me Neptunin që mund të sjellë një zhgënjim ose ndryshimet që do bëhen mund të mos kenë formulën e duhur dhe të jetë një gabim, por nga këto të fundit njeriu mëson më shumë.

Dashi – 3 yje

Mërkuri hyn në Binjak, është shumë i këndshëm, do t’i fusë në komunikime, lëvizje, kontakte e udhëtime. Nuk do mund të marrin dot frymë për të bërë gjërat që dinë të bëjnë më së miri që është ekonomia. Do iu shpërqendrohet vëmendja, do bëhen njerëz më të hapur, më në dritare, më në lëvizje dhe do harrojnë pjesërisht çështjen ekonomike që duhet të jetë më e rëndësishme. Dashuria, për të cilën kanë Afërditën në Luan, duhet t’i japin rëndësinë e duhur në këtë kohë sepse ky është muaji i dashurisë për ta.

Demi – 3 yje

Do merren shumë me çështjet ekonomike, disa çështje të zgjidhshme dhe do t’i përfaqësojnë mirë. Do bëjnë shpenzimet e duhura. Në fundjavë një ndryshim ose shpenzim i madh do i vërë në dilema ose mund të humbin shumë nga ato që mund  të fitojnë. Të kenë kujdes nga lojërat e fatit, njerëzit e panjohur, punët e panjohura ose frymëzimet që vijnë dhe duket sikur sjellin emocione të vërteta që nuk janë të tilla si dhe gënjeshtrat.

Binjakët – 4 yje

Mërkuri në shenjën e tyre i bën inteligjentë, të bëjnë lëvizjet e duhura, takimet e duhura, informacionin e duhur dhe do iu vijnë gjërat sipas natyrës së tyre dhe do arrijnë këtu. Hëna e re në fund të javës i bën më euforikë se ç’duhet dhe mund bëjnë një ndryshim pune, një lëvizje të gabuar me eprorët, me ligjin dhe të pësojnë një zhgënjim ose rënie nga puna e detyra.

Gaforrja – 1 yll

Kanë mbyllje të planeve e projekteve. Duket sikur kanë një triumf në mbështetje e miqësi, por Mërkuri dhe hëna e re në Binjak i lë të tërhequr dhe nuk janë të qartë për veprimet që do të bëjnë. Duhet të kenë kujdes me punën, shëndetin, ndonjë ëndërr pak zhgënjyese. Mbarëë shkon miqësia e mbështetja dhe një çështje ekonomike është çliruar, por projektet e tyre nuk janë të realizueshme.

Luani – 2 yje

Kanë Afërditën dhe Marsin në shenjën e tyre, lufta dhe paqja në të njëjtin vend por nëse këta dy  planetë takohen ka shkëndija të rëndësishme në jetën e tyre personale e erotike dhe i japin shumë temperament këtij momenti. Mërkuri në Binjak ua merr vëmendjen, i fut në çështje e punë që nuk janë kaq madhështore sa duan, i fut në një  projekt më të qetë, me pritshmëri më të ulëta ndaj shumë Luanë nuk do ta ndiejnë vrullin e mirë të Mërkurit në Binjak. Kanë edhe një çështje ekonomike të çuditshme në fundjavë dhe një takim erotik që mund të jetë i këndshëm për të biseduar, por nuk do u japë një shije shumë të mirë.

Virgjëresha – 3 yje

Do merren me një çështje pune dhe një projekt të rëndësishëm që ka të bëjë me shtetin. Do kenë një ndryshim pune që lidhet sërish me shtetin por edhe një prapaskenë që s’e dinë ose do joshen shumë prej tij dhe kjo punë s’u jep çfarë pretendojnë. Kujdes në martesë ata që mendojnë se i kanë gjërat të programuara dhe dëshirojnë ta bëjnë një të tillë sepse nuk shkon ku duhet situata si dhe ndryshimi i një shtëpie mund të mos jetë shumë komod këtë fundjavë apo një shitblerje që nuk do u japë garancinë e duhur. Lëreni për javën e ardhshme.

Peshorja – 4 yje

Gjithë Peshoret së bashku mund të bëjnë famë, mundësi të mirë reale, komunikim, punë, bashkëpunim, projekt të rëndësishëm ekonomik në të cilat favorizohen. Duhet të kenë kujdes shëndetin sepse Jupiteri në shtëpinë e tetë, të demit iu sjell disa anomali të vogla. Janë një nga shenjat më me fat këtë javë dhe do dalin jashtë, do udhëtojnë, do kenë diçka të re si nga e ardhmja për ta.

Akrepi – 3 yje

Nuk shkon shumë mirë me Binjakët sa u përket kombinimeve, por ky kombinim me Mërkurin u jep një zgjidhje praktike, një mundësi për të bërë një bashkëpunim të mirë, relaksuar çështjet ekonomike, për të bërë një investim, takim të rëndësishëm që do iu japë avantazhe në projektet ekonomike. Nuk do jenë keq në dashuri, por do jenë më shumë me mendje se sa me zemër. Lojën erotike do ta kenë më shumë mendore se sa shpirtërore. Në karrierë dhe në publicitet mund të marrin një ngritje të rëndësishme këtë javë.

Shigjetari – 1 yll

Mërkuri del përballë shenjës së tyre dhe i kundërshton. Duket sikur gjithë bota është në anën tjetër dhe Shigjetari ngelet në filozofinë e vet në anën tjetër, mendojnë se kanë gjetur levën e tyre për të ngritur botën por në fakt jo. Aty do mbështeten vetë në çështjet e punës, karrierës, të kenë kujdes shëndetin. Në jetën personale do jenë mirë, erotikisht do jenë shumë mirë por në bashkëpunimet me të tjerët dhe mënyrën si i parashtrojnë kërkesat, fantazitë ose projektet e tyre mund të kenë kundërshtime të çuditshme dhe probleme ligjore në disa raste.

Bricjapi  – 2 yje

Po luhaten por në fakt është një nga shenjat që do kenë një fat më të mirë se kaq sepse do kenë një dypunësim, do të ndryshojnë punën, të udhëtojnë, të çlirohen ose të gjejnë një terapi për problemet dhe paqartësitë e tyre. Kujdes me çështjet ekonomike që kanë kaluar, tashmë ekonomia fillon dhe avancon mirë dhe është një moment për të rezervuar diçka nëse do donin apo të blejnë diçka me vlerë këtë javë.

Ujori – 5 yje

Do hyjnë direkt në dashuri, flirt, argëtim, çlirohen nga komplekset dhe pengesat që kanë pasur sepse Mërkuri në Binjak u jep shansin për të komunikuar me njerëzit që duan dhe hëna e re iu jep mundësinë të fillojnë një marrëdhënie të re nëse dëshirojnë. Kujdes me këtë të fundit sepse nuk duhet kryer me hënën e re në Binjak pasi kundërshtohet nga Neptuni, ka një prapaskenë, kurth ose dikush që mban një as nën mëngë. Ta lënë këtë javën që vjen për fillime dhe më vonë mund të mendojnë për një fillim të ri ose marrëdhënie.

Peshqit – 4 yje

Do na kujtojnë që jemi akoma vend në periudhë vere, mund të gëzojmë, të argëtohemi dhe ka vend akoma për romancë, ngjyra, lojë erotike, art e muzikë dhe jo vetëm për logjikë, informacione, çështje intelektuale ose inteligjencë, qoftë edhe praktike. Do ruajnë bërthamën e nxehtë që romantizmi do ekzistojë edhe këtë javë dhe Neptuni do e fryjë erën nga të dojë për t’i vënë njerëzit përballë provave nëse ata nuk i dedikohen anës shpirtërore ose gjërave që s’kanë të bëjnë vetëm me fitimin.